Zebërvoki thumbon? Postimi i tij në Instagram i një vajze duke mbajtur një djalë në krah, dyshohet si kunj ndaj Eglit dhe Gjestit

Pas tensioneve të fundit në Big Brother VIP Albania dhe dasmës së mbrëmshme mes Gjestit dhe Eglit, reperi Zebërvoki ka bërë një postim në InstaStory që u interpretua si mjaft ironik dhe me nënkuptime.

Ai publikoi një video ku shihet një çift në det – vajza e mbante djalin në krah, ndërsa ai ishte krejtësisht pasiv, me trupin e shtrirë, pa bërë asnjë lëvizje.
Videoja shoqërohej me mbishkrimin: “Se me kë më ngjan ky kapëlli?”, duke lënë vend për interpretime të shumta.

Postimi u mor si një kunj i drejtpërdrejtë për Gjestin dhe Eglin, marrëdhënia e të cilëve shpesh është komentuar si e pabalancuar.

Shikuesit kanë vënë re se Egli ka qenë ajo që zakonisht merr hapin e parë dhe duket sikur është ajo që mban gjallë lidhjen, shpesh në rolin e “shtyllës” së çiftit.

Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi Zebërvoki mbajti një live në Instagram, ku bëri thirrje për maturi dhe për të mos e kthyer ngjarjen e dhunës mes Jozit dhe Gjestit në një përçarje Kosovë-Shqipëri.

Ai apeloi që dhuna të mos nxitë më shumë dhunë dhe që të ruhet respekti mes palëve.

Ndërkohë, Egli dhe Gjesti kurorëzuan marrëdhënien e tyre në një ceremoni simbolike brenda shtëpisë së BBVA, pas kërkesës së Gjestit për të realizuar një dasmë tradicionale, sipas formatit të spektaklit.


Shtuar 15.04.2025 13:28