Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot paraardhësin e tij Joe Biden dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për dështimin për të parandaluar luftën në Ukrainë.
“Presidenti Zelensky dhe Joe Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme – duke lejuar që ky absurditet të fillonte”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
“Kishte kaq shumë mënyra për të parandaluar që të fillonte”, shtoi Trump pa dhënë detaje se si mund të ishte ndalur pushtimi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2022.
“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Biden, jo e tij”, tha Trump.
Ai tha se kishte marrë detyrën së fundmi dhe se nuk e kishte problem të parandalonte luftën gjatë mandatit të tij të mëparshëm, pasi Putini e respekton atë.
Presidenti amerikan po bën përpjekje për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe ruan lidhje të ngushta me Kremlinin përmes të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff.
Marrëveshja e parashikuar nga qeveria e Trump korrespondon në disa mënyra me aspiratat e Moskës: Ukraina do të hiqte dorë nga aspiratat e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe ushtarët amerikanë nuk do të ishin pjesë e një force të mundshme paqeruajtëse.