Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe EGli ishin duke kaluar kohë së bashku, kur EGli i shkruan një mesazh Gjestit në krah: “This boy is married, sorry ladies”, që në shqip do të thotë “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.
Kjo pasi gjatë ditës, Gjesti hapi një zarf të cilin e kishte marrë nga “Vëllai i Madh”.
Në të ishte një mesazh që i la të gjithë të surprizuar: “Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”
Ky mesazh paralajmëronte organizimin e një dasme në shtëpinë e Big Brother, e cila do të ishte e dyta për këtë sezon, pasi dasma e parë ishte mes Jozit dhe Loredanës.
Gjesti, i emocionuar nga ky njoftim, filloi të përqafonte Eglin për këtë ngjarje speciale që do të shënonte një tjetër moment të paharrueshëm në këtë edicion të Big Brother.
Ky organizim i veçantë është një mundësi për të gjithë finalistët të festojnë dhe të ndajnë një natë të paharrueshme, pas shumë emocioneve të sezonit.