Shqipëria, drejt plakjes, OKB: Lindjet do të ulen më 4 herë deri në 2055

Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht. Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me rënien më të madhe të lindjeve në popullatë.

“Në projeksionet e OKB parashikohet që lindjet të zbresin në 6 mijë të tilla nga 23 mijë lindje të tilla që janë aktualisht”.

Të lidhura

None found

Ulja e lindjeve pritet të jetë drastike në 10-vjeçarin e parë deri në vitin 2035 ku lindjet do të zbresin në 15 mijë, për të arritur në vitin 2045 në 10 mijë lindje gjatë një viti.

Sipas OKB-së dy janë faktorët kryesorë të uljes së numrit të lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë.

“Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numrin e lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës Në vende dhe zona të tilla si Shqipëria, Armenia, Guadelupa ose Xhamajka, emigrimi i një numri të madh grash në moshën riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende”.

Shqipëria nuk është e vetmja që pritet të përballet me këtë fenomen, pasi projeksionet për uljen e lindjeve prekin ë gjithë rajonin e Ballkanit. Ulje drastike parashikohen dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Për shkak të numrit të lartë të lindjeve gjatë një viti, Serbia do të jetë shteti që do ndjeje më pak rënien e fertilitetit në popullatë, ku aktualisht në të regjistrohen 53 mijë lindje në vit.


Shtuar më 14.04.2025 16:31

Tags: ,
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş