Berisha pritet me brohoritje nga emigrantët në Brescia, në krah të tij edhe Chris LaCivita

Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Breshia ku do po zhvillonnjë takim me emigrantët shqiptarë. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes Berisha shihet i shoqëruar nga në drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita si dhe aleatët e PD, pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Takimi ka nisur me ekzekutimin e dy himneve, shqiptare dhe italiane. Berisha u prit me brohoritje teksa emigrantët valëvizin flamurin e PD-së dhe Shqipërisë. Emigrantët gjithashtu kën bërë thirrje kundër kryeministri Edi Rama teksa thërrasin në sallë Rama ik. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotmë një takim me emigrantë shqiptarë në një qytet tjetër të Italisë në Milano.


Shtuar 13.04.2025 17:35