Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4: Një akt i turpshëm

Opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, ka reaguar ashpër pas situatës së paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar në spektaklin e “Big Brother VIP 4”, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi Gjestin.

Arbri u shpreh se ‘Jozefin Marku dëshmoi se është një djalë i poshtër’, ndërsa përgëzoi policinë për shoqërimin e menjëhershëm të tij pas aktit të dhunës.

“Ajo që dua të them është se ajo që ndodhi sot ishte ngjarje e paprecedent në Big Brother. Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër.

Mua Loredana më vjen keq për ty edhe pse ju kam ndarë në raportin që keni pasur dhe përgëzoj shoqërimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit”, u shpreh Arbër Hajdari.

Ndërkohë në një postim në profilin e tij në “Instagram”, opinionisti shkruan:

“Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”.


Shtuar 13.04.2025 16:28