Pas daljes së tij nga “BBVA4”, artisti i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i këtij formati, Kelly ka komentuar takimin e zhvilluar mes Eglit dhe Olsit.
Takimi i papritur mes ish-partnerëve u komentua gjerë e gjatë në rrjet, por jo vetëm.
Të shumtë ishin personat që e komentuan si të sikletshme përballjen mes dyshes.
Mirëpo në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, artisti Kelly i cili ruan dhe një marrëdhënie të mirë shoqërore si me Olsin ashtu dhe me Eglin, ka hedhur poshtë të gjitha komentet negative mbi këtë përballje.
Kelly zbulon se të nesërmen e ditës kur ndodhi takimi mes dy ish-partnerëve, ai u takua me Olsin. Ndërsa më tej theksoi se Olsi ishte më i lehtësuar dhe në një gjendje shumë të mirë.
Kelly: Një ditë pas takimit të tij me Eglin, u takova me Olsin. Ai ishte i qetë, ndihej mirë. Dukej sikur ka nxjerrë nga vetja atë që ka menduar. Ai moment ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit, se si ata duhet të menaxhojnë ndarjen ose diçka që kanë kaluar.
Pasi u pyet nga moderatorja nësë Olsin e bezdisinin videot pafund që merrte nga fansat në lidhje me “Big Brotherin”, Kelly u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë gjë.