Rama; Në mandatin e katërt ujë 24 orë, do hapim dhe 5 kantiere të tjera

Kreu i qeverisë Edi Rama, duke u munduar të bindë shqiptarët që t’i marrë votën edhe për një mandat tjetër, ka folur sërish për ujin e pijshëm 24 orë. E premtoi në 2013 dhe i doli i pavërtetë.

E premtoi edhe katër vite më vonë e sërish nuk e realizoi. E premtoi edhe para 4 vitesh, por sot e ka moderuar disi premtimin.

Edi Rama: “Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiere të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai.


Shtuar 10.04.2025 10:11