“Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës

Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).

Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?

Egli: Ne e votuam.

Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).

Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.

Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…

Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend

Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.

Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.


Shtuar 8.04.2025 22:25

Tags: ,