Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdogan, u zotua se do të mbrojë Sirinë dhe palestinezët në Gaza nga sulmet izraelite.
Ai shprehu se Ankaraja dëshiron paqen dhe stabilitetin në këto vende, dhe sipas tij, Izraeli nuk do të përfitojë asgjë nga ‘zgjerimi territorial’.
“Ne qëndrojmë të fortë kundër lobit global sionist. Ne nuk do t’i dorëzohemi tiranëve.
Askush nuk përfiton nga hartat e reja.
Ne duam stabilitet dhe paqe në Gaza, Siri dhe Liban,” tha Erdogan.