Ndodh edhe kjo, i shkuan për ndihmë, 39-vjeçari godet shërbimet e urgjencës në Durrës

Uniformat blu në Durrës, kanë vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ka goditur me send të fortë shërbimet e urgjencës që i kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesë në fshatin Përlat.

Policia thotë se për këtë arsye, është nisur drejt vendit të ngjarjes, duke e vënë në pranga të riun.

Njoftimi:

“Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.