Kreu i PD Vau i Dejës Benard Ndreca: Më 11 maj votoni Partinë Demokratike, t`i japim fund përbuzjes që Edi Rama u bën qytetarëve (VIDEO)

Ditën e djeshme, kreu i PD i Vaut të Dejës Benard Ndreca, në takimin që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi me banorët e zonës, u shpreh se Partia Demokratike, është alternativa e duhur, që qytetarët duhet të votojnë më 11 maj.

Gjithashtu, në fjalën e tij Ndreca theksoi se; “Sali Berisha, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u është gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj”.

Fjala e plotë e Ndrecës:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuar lideri historik i Partisë Demokratike Prof. Dr Sali Berisha, i nderuar Nënkryetar i Partisë Demokratike Z. Luçiano Boçi, i nderuar kandidat për deputet z. Gentian Ndoj, të dashur themelues, anëtarë, simpatizantë, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike.

Dua të falenderoj secilin prej jush, për gjithë mbështetjen dhe kontributin në Partinë Demokratike ndër vite.

Gjej rastin t`ju falenderoj dhe një herë që në këto 12 vite opozitë, kurrë nuk u dorëzuat, por i bëtë ballë të keqës që ka kapluar vendin, duke qëndruar stoikë dhe me dinjitet, duke bërë një opozitë reale dhe gjithmonë të gatshëm, aktivë dhe besnikë, ashtu siç e ka traditë zona jonë.

Një falenderim të veçantë kam për ju Doktor në emër të të gjithë demokratëve, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u je gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj.

Nuk mund të lë pa përmendur faktin që ju keni sjellë një program të besushëm, ku çdo pikë e tij është i realizueshëm, pasi kjo ka ndodhur në qeverinë e mëparshme të Partisë Demokratike të udhëhequr nga vetë ju.

Ritheksoj edhe një herë që pika për bujqësinë, ku zonën e Vaut të Dejes e prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ku subvencionet do të jenë pa burokraci, do të ketë mbështetje njesi prodhimi, për krerë, sipërfaqe dhe pagesa direkte për fermerët.

Gjithashtu, ju keni premtuar mbështetje për çdo pemë të ullinjve të mbjellë dhe 3-fishin e sipërfaqeve me shegë lajthi dhe arra.

Fermerët e Bashkisë së Vaut të Dejes, janë të një rrealiteti të realizuar nga qeveria e Partisë Demokratike, nga viti 2005-2013 të cilët kanë përfituar subvencione në ullishte dhe pemtore të tjera, sot në qarkun e Shkodrës kemi sipërfaqët më të mëdha të ullishteve dhe jemi ndër prodhuesit kryesor.

Për t`u dhënë fund vështirësive të tregtimit të produkteve të prodhuar me aq mund e sakrificë, të cilët për mungesë të tregut kthehet në humnerë për ekonominë familjare.

Dua të përmend edhe projektin për prodhimet “Made in Albania”, që i keni dhënë përparësi absolute, do të rrisë ekonominë e familjeve të Vaut të Dejes.

Doktor, Vau i Dejes të beson ty, Shqipëria të beson që do të realizohen dhe me datën 11 maj, qytetarët do të votojnë numrin 1 Partinë Demokratike dhe Kryministrin e ardhshëm të Shqipërisë Sali Berisha.

Të dashur pensionistë të Bashkisë së Vaut të Dejes, ju jeni dëshmitarë që deri në vitet 2005 kemi pasur pensionet më të ulëta, dhe ka qenë Partia demokratike në vitet e qeverisjes 2005-2013 që i ka rritur.

Prandaj jam i bindur që me zgjuarsinë tuaj, ju do t`i jepni fund talljes që bën Edi Rama me ju në dhënie të bonuesit elektoral dhe jo rritjen e pensioneve.

Edi Rama, nuk për qëllim hallet e popullit apo mirëqënien tuaj, por synimi i tij është vetëm të vjedhë edhe më shumë ashtu siç ka bërë këto 12 vite. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se duke votuar Partinë Demokratike, tallja dhe përbuzja do marrë fund, pasi pensioni minimal do të jetë mbi 200 euro.

Miqtë e mi, unë në emrin tuaj dua të falenderoj nje mik të veçantë, i cili është mik i të gjithë juve dhe familjeve të Vaut të Dejes Z. Zef Hila. Zef Hila në postin e Kryebashkiakut që nga Njesia Administrative Shllak, Temal, Vig Mnele, Hajmel, Bushat dhe në Qytetin e Vaut të Dejes, i bëri menaxhimin më të mirë duke mundësuar nivestime në Shkolla, qendra Shëndetësore, rrugë ujësjellëse bujqësi etj. Zef Hila edhe si deputet, ishte zëri më i mirë i gjithë zonës, ku hallet dhe problemet tona i ngriti me forcë të madhe për t`u dhënë zgjidhje.

Une jam i bindur që dhe kandidati i Zonës së Vaut të Dejes Z. Gentian Ndoj, me mbështetjen tuaj më 11 maj, do të sjellë një vizion të ri për të adhmen e Vaut të Dejes dhe do të jetë një zë i fuqishëm në Parlamentin Shqiptar.

Së fundi, dua t`u drejtohem ju prindër që me sakrifica të mëdha po i arsimoni dhe edukoni fëmijët tuaj, por vendi nuk po u jep mundësi që ata meritojnë dhe po largohen çdo ditë e më shumë, për fëmijët tanë, për të ardhmen e vendit tonë, duhet të votoni Partinë demokratike numrin 1 me Kryeminstrin e Ardhshëm Sali Berisha,.

Faleminderit!“, u shpreh Benard Ndreca.