Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës, janë lënë në burg nga Apeli i GJKKO.
Sakica dhe Troshani, akuzohen si të përfshirë në sulmin me armë të ndodhur në gusht të vitit 2024.
Për sulmin me armë në Bushat në kërkim vijon te jenë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ndaj tyre është ngritur akuza e grupit të strukturar kriminal.
SPAK dyshon se Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë ta pa indetifikuar të armatosur dhe me makina të blinduara, janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtaret e familjes Prendi.
Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat Aleksandër Prendi i ka pikasur, duke qëlluar mbi makinat e blinduara.
Sipas SPAK, në vendngjarje ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë sekuestruar gëzhoja të ndryshme.
Shkak i përplasjes se armatosur mbetet ende mister