Sulm mes negociatave, Zelensky thirrje SHBA: Rusia nuk do paqe të vërtetë, sanksiononi Moskën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzon Rusinë se nuk po ndjek një paqe të vërtetë, duke ju referuar sulmeve me dronë që shkaktuan dëme në disa vende. Zelensky i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të sanksionojnë Rusinë.

“Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, tha Zelensky.

Kujtojmë se SHBA njoftoi më herët se ishin dakordësuar me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund sulmeve në Detin e Zi dhe kundër objektivave energjetike të njëri-tjetrit, megjithëse nuk dihet ende se kur hyjnë në fuqi marrëveshjet.

Zelensky tha se marrëveshjet hynë në fuqi menjëherë, por nga ana tjetër Kremlini deklaroi se nuk do të zbatohen nëse disa banka ruse nuk lidhen me sistemin financiar ndërkombëtar.


Shtuar 26.03.2025 16:50

Tags: ,