Berisha prezanton programin e PD në ndihmë të biznesit: Do të reduktohen 4 herë inspektimet, zero taksa për profesionet e lira

Këtë të hënë, në një konferencë për shtyp, kreu i PD Sali Berisha, ka prezantuar pikat e programit të PD në ndihmë të bizneseve.

“Do të zbatohet tatimi 10 përqind për të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10 përqind mbi të ardhur TË TJERA j nga paga. 0 taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitim 0 për biznesin e vogël do të jetë 18 mln lekë, apo 500 euro në ditë.

Kufiri i përjashtimit do të jetë në masën 18 mln lekë xhiro vjetore apo 500 euro në ditë.

Ulje nga 15 në 2 përqind në taksën e shitjes së pronës. Krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimi e çmimeve tavan.

Bie taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë.

Do të reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese, 4 herë.

Do të bëhet gjithçka për dixhitalizimin më të plotë të veprimtarisë së bizneseve.

Do të thjeshtohet në maksimum legjislacioni fiskal, për të siguruar qëndrueshmëri të kodit dhe ligjeve fiskale”, tha ai.


Shtuar 24.03.2025 12:49