Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Pasi e humbi 1:0 ndeshjen e parë në Danimarkë, Portugalia të dielën mbrëma fitoi në shtëpi me rezultatin 5:2. Fitoren portugezët e arritën në vazhdime, gjatë të cilave i shënuan dy gola.
Fillimisht Francisco Trincao shënoi në minutën e 91-të për 4:2 e Gonçarlo Ramos realizoi për 5:2 në minutën e 115-të.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 3:2 për Portugalinë.
Joachim Anderson shënoi autogol në minutën e 38-të, ndërsa Rasmus Kristensen barazoi në 1:1 në minutën e 56-të.
Për 2:1 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 72-të. Për Ronaldon ishte goli i 929-të. Christian Eriksen shënoi për 2:2 në minutën e 76-të, kurse golin për 3:2 e shënoi Trincao në minutën e 86-të.