Në një takim të zhvilluar sot në Durrës, Luli Basha i është përgjigjur ironisë dhe talljes së kryeministrit Edi Rama, ku në rrjetin e tij social “Facebook” i ka kujtuar Lulit kohën kur ai i këndonte himnin poshtë Kryeministrisë.
Në replikat e Luli Bashës ajo që vihet re është se e ka marrë seriozisht zgjimin e tij dhe i është përgjigjur po me të njëjtën mënyrë Ramës duke i kujtuar, se ku i ka shokët, përfshirë këtu Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Lefter Kokën dhe Jurgis Çyrbjan.
“O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketet Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për këta tanët në burg”.
E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren?
E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij.
Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo, tha Basha.