Në Shqipëri do të jenë 138 fshatra, në shtatë qarqe të vendit që janë licencuar për kultivimin e kanabisit mjekësor.
Me 6 mars 2025, këshilli i ministrave miratoi zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale.
Vendin e parë e mban Gjirokatra me 53 fshatra, ndërsa pasohet nga Kukësi me 23 fshtatra, Shkodra me 17 të tillë, në Vlorë janë licencuar 15 fshatra, ku do të kultivimi i kanabisit.
Ndërsa Fieri ka numrin më të vogël të fshatrave të licencuar plot 4 të tillë.
Më parë qeveria ka miratuar edhe standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore.
Standardet për kultimin e kannabis-it parashikojnë që zonat e kultivimit nuk duhet të jenë brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake dhe atyre që janë të të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
Largësia e këtyre parceleva duhet të jetë të paktën 3 km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake.
Shqipëria e miratoi ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor në 2023 dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të kannabis-it, pritet të nisë nga puna për të licencuar kompanitë që do të shfaqin interes për këtë biznes.
Vec eksperiencës, kompanitë duhet të investojnë minimalisht 10 milionë euro dhe duhet të sigurojnë kontrata eksporti për jashtë vendit, pasi kanabisi mjekësor është i destinuar vetëm për eksport.