Gjesti po vazhdon të ketë raporte të tensionuara me banoren e rikthyer, Egli Takon.
Edhe pse janë sqaruar në spektakël, ata akoma nuk kanë rënë dakord për disa gjëra.
Banori nga Kosova i ka thënë se nuk është fajtor aspak pasi i ka treguar që në fillim.
E së fundmi, Gjesti ka qenë duke folur me veten për marrëdhënien me konkurrenten.
Tutje shtoi: “Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër”.
Pritet të shihet në vijim se si do të ecë ky raport dhe nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre.