VIDEO/ Rama talli sërish Lulin, Basha i kthehet: Me kmish nate apo kmish burgu? Me çfarë i ke vesh shokët?

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, është tallur sërish me Luli Bashën. Gjatë takimit me kandidatët e PS-së në Elbasan, Rama me nota ironie u shpreh se një njeri që gjumi e do vetëm për vete është i përsosur dhe ka lindur me këmishë nate.

“Luli nuk evoluon se është i përsosur dhe nuk ka ça evoluon, ka lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që thonë lind me këmishë, por Luli ka lindur me këmishë nate. Një është ai”, ka deklaruar Rama.

Të lidhura

None found

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës përmes rrjeteve sociale.

“Me kmish nate apo kmish burgu?

Me çar i ke vesh shokët Rame

7×7=313″, thekson Basha, në komentin bashkëngjitur video-mesazhit drejtuar Ramës.

 


Shtuar 19.03.2025 12:11

Tags: ,