Mëngjesin e sotëm, një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një biznesi, ndërsa policia ende po punon mbi shkaqet e sulmit.
Nga fotot shihet se godina është sulmuar në pjesën e fasadës, ku shikon dëmtimet e lëna nga gjurmët e plumbave.
Nga detajet e para që vijnë nga vendngjarja, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar me rreth 20 plumba automatiku fasada e biznesit.
Biznesi ndodhet në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.
Ndërkaq, deri në këtë fazë të hetimit asnjë person i dyshuar, teksa policia e Tiranës zbardh detajet paraprake lidhur me ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.