Aksident në Kamëz/ Makina del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para pas mesnatës, teksa raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok dyqanesh.

Raportohet se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Të lidhura

None found

Sakaq, automjeti ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

 


Shtuar 17.03.2025 10:15