Mungon vetëm zyrtarizimi, Mirel Josa trajneri i ri i Suharekës

Mirel Josa largohet nga KF Vëllaznimi, por mbetet në futbollin kosovar, pasi mungon vetëm zyrtarizimi i tij si trajner te FC Suhareka, skuadër që militon në elitën e futbollit kosovar.

Rezultatet e jo shumë të mira çuan në prishjen me konsensus të kontratës me klubin nga Gjakova, por Josa tashmë është gati për një aventurë të re në Kosovë.

Në orët në vazhdim pritet që tekniku i njohur shqiptar të zyrtarizohet si trajneri i ri i Suharekës.


Shtuar 13.03.2025 14:52