Seanca në Apelin e GJKKO/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Provat e prezantuara dhe biseda mes Veliajt dhe familjarëve të regjistruara në paraburgim

Këtë të mërkurë, po mbahet seanca në Apelin e GJKKO, për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, mbi masën e sigurisë arrest me burg.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje në lidhje me seancën ku ka bërë me dije se provat e paraqitura dje në seancë, janë biseda të regjistruara në paraburgim mes Veliajt dhe familjarëve të tij.

Avokatët kanë kundërshtuar provat e reja e paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm.


Shtuar 12.03.2025 13:50