EURO 2020/ Kroaci – Spanjë, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës do të përballen sot në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020” nga ora 18:00.

Kroacia arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllin Grupin D në vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara.

Spanja ishte në Grupin E ku përfundoi në vendin e dytë me pesë pikë të grumbulluara.

Kroacia do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje Dejan Lovren për shkakë të kartonëve dhe Ivan Perisic që është infektuar me COVID-19, në anën tjetër Spanja do të jetë e kompletuar.

Spanjollët llogariten favorit në këtë ndeshje por që nuk kanë bindur edhe aq shumë në këtë Kampionat Evropian deri më tani, në anën tjetër kroatët duke u bazuar në përvojën që kanë do të synojnë kualifikimin.

Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Francës dhe Zvicrës.

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic, Petkovic, Rebic

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Pedri, Busquets, Koke; Sarabia, Morata, Moreno


Shtuar 28.06.2021 10:16