Presidenti i Ukrainsë, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Arabinë Saudite.
Bisedimet do të zhvillohen mes ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.
Vetë Zelenski nuk do të jetë pranishëm në këtë tryezë bisedimesh.
Këto bisedime do të jenë të parat midis vendeve që nga takimi në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe Trump.
Fokusi pritet të jetë marrëveshja e mineraleve dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës.