Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një bashkëbisedim me ndjekësit e tij virtualë nga Berlini, ku ai ndodhet në panairin ndërkombëtar të turizmit.
Rama teksa iu përgjigj komentuesve të cilët e pyetën se pse nuk shkon në SHBA, iu hakërrye duke i thënë se e paska kaluar mbrëmjen në kënetë
Ai tha se jo vetëm do ta kalojë oqeanin, por la të kuptohej se do të ketë surpriza nga vizita që ai do të zhvillojë.
“Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Të jesh i sigurt qe re kaloj sa herë të dua. Edhe mos u çudit kur ta shohësh që jo do ta kaloj, por… nuk po flas më shumë, sepse dua t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe Kënetës”, tha ai.
Po ashtu, Rama komentoi edhe regjistrimin në KQZ të koalicionit prej 26 partishë opozitare.
“Të jeni të bindur se emrat që do jenë në listat e mbyllura do jenë llumi i politikës.
Ndaj mos i merrni në qafë fëmijët tuaj duke votuar ata”, tha Rama.