Berisha: Meta do të jetë deputet, Ramën do ta ekstradojmë tek McGonigal

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 majit, do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.

Berisha gjithashtu, bëri me dije se Meta donte të ishte në lista të hapura, por nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, kështu që do të jetë në listën e mbyllur.

Më tej, ai tha se Edi Ramën do ta ekstradojnë tek McGonigal.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare. Lista të hapura, mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Donte të ishte në lista të hapura, por u burgos. Ai do të jetë deputet në Parlament ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet te McGonigal”, tha Berisha.


Shtuar 3.03.2025 11:02