Berisha flet pas daljes nga SPAK: Gjeta aty Krajën me Benet Becin, ja mesazhi që lashë për Ramën

Këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha, ka folur në dalje të Prokurorisë së Posaçme, pasi zbatoi vendimin e GJKKO-së të detyrimit të paraqitjes, masë e vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

“Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.

Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, u shpreh Berisha.


Shtuar 3.03.2025 10:38