Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ilir Metën

Presidenti i Partisë së Lirisë, ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Vendimi është marrë në seancën e kësaj të enjteje në Gjykatën e Lartë, ku është hedhur poshtë kërkesa e ish presidentit për të fituar lirinë.

Ish-presidenti mbahet i arrestuar prej tetorit të kaluar, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngrituar akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.


Shtuar 27.02.2025 14:35