Ditën e sotme, qyteti i Librazhdit do të jetë pa energji elektrike. Burime zyrtare, informuan se shkak i ndërprerjes së energjisë, është ndërhyrja e detyruar e specialistëve për kryerjen e punimeve në Nënstacionin elektrik 110 kv të Librazhdit.
Sipas burimeve zyrtare, punimet që do të kryhen në nënstacionin elektrik të Librazhdit minimalisht mund të zgjasin katër orë dhe qytetarët janë njoftuar se sot nga ora 10.00-14.00, do ketë ndërpretje energjia.
Ky nënstacion është një investim i kryer pak kohë më parë nga OST në bashkëpunim me OSHEE.
Investimi prej 1 milion euro, u realizua për demontimin dhe rikonstruksionin e dy trakteve dalës të linjave Librazhd – Fibër dhe Librazhd – Përrenjas me pajisje totalisht të reja, përmirësimin e skemës elektrike.
Ky investim, mundëson një operim më të shpejtë dhe më të sigurt të këtij nënstacioni nga ana e personelit operativ dhe nga ky investim në bashkinë e Librazhdit përfitojnë të paktën 11 mijë abonentë.