20 vjeçari i cili ndërroi jetë tragjikisht në Velipojë, kohë më parë kishte humbur të atin.
Mësohet se babai i Myzerim Zenelit ishte mbytur në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.
Familja e Zenelit, e cila jeton në Bahçallëk të Shkodrës, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht shpenzimet mortore.
Bizneset e familjeve Ferracaku dhe Gocaj ndodhen fare pranë njëri-tjetrit dhe debati lindi pikërisht për vendosjen e disa shezlongëve në plazhin e Velipojës, konflikt i cili përfundoi me katër humbje jete dhe dy të plagosur.
20 vjeçari kishte ditën e parë të punës e cila rezultoi dhe e fundit e jetës së tij.