Plas sherri në Durrës, 40 vjeçari plagos me thikë dy të tjerë

Një 40 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë dy persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në lagjen nr.4, Durrës ku shtetasi Oligert Qama, 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 40 vjeçarin banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Oligert Qama, 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.06.2021 17:27