Premton Volodymyr Zelensky: Nëse Ukraina pranohet në NATO, unë do të tërhiqem!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me paqen e luftës tre vjeçare me Rusinë.

Ai është shprehur se nëse paqja arrihet, është gati të largohet nga posti presidencial me antarësimin e tij në NATO.

Gjithashtu, Zelensky ka thënë se qëllimi i tij është që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kuptojë pozicionin e tij dhe të vazhdojë garancitë ndaj ndihmës së Kievit për mbrojtje.

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë me NATO-n. Ne jemi më afër një marrëveshjeje me SHBA-në për mineralet. Dua shumë mirëkuptim nga Trump. Garancitë e sigurisë janë shumë të nevojshme”, ka shprehur ai.

Sakaq, sipas tij Kievi dhe Uashingtoni janë shumë afër një marrëveshjeje për SHBA-në në burimet natyrore të Ukrainës në këmbim të ndihmës për sigurinë, duke theksuar se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kishin qenë në kontakt për marrëveshjen gjatë ditës së sotme.


Shtuar 23.02.2025 17:30

Tags: ,