Me pranga në duar dhe i buzëqeshur/ RENEA zbarkon në Policinë e Tiranës Safet Bajrin (VIDEO)

Këtë të premte, pak minuta më parë, RENEA ka zbarkuar në Policinë e Tiranës, me pranga në duar dhe i buzëqeshur, të fortin e Shkodrës, Safet Bajrin.

Policia dhe forcat speciale RENEA, kanë kryer sot shoqërimin drejt Tiranës të Safet Bajrit, njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Bajri sapo ka zbarkuar në ambientet e policisë së Tiranës, ku dhe do të merret në pyetje për dyshimet e prokurorëve.

Dy ditë më parë, forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.

Sipas avokatëve të Safet Bajrit, ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Mbrojtja nuk konfirmon t`u jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.

Bajri është transportuar drejt Tiranës, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

 

 


Shtuar 21.02.2025 14:43