Putin flet për telefonatën me Donald Trump: Jemi gati për bashkëbisedim me Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ditën e sotme ka folur për negociatat e Ukrainës dhe Rusisë. Ai është shprehur se është gati që t’i kthehet negociatave mes dy shteteve, ndërsa thekson se Rusia e ka prioritet bashkësedimin e tyre.

Sipas burimeve nga Agjencitë Interfax dhe Tass, shprehen se Putin ka vlerësuar bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë të cilat kanë nisur ditën e djeshme në Arabinë Saudite.

Ndër të tjera, presidenti rus është shprehur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bisedën e tyre telefonike ka deklaruar se se Ukraina do të jetë po ashtu pjesë e bisedimeve.


Shtuar 19.02.2025 17:33

Tags: ,