Aksident i pesëfishtë në Kosovë, plagosen 9 persona, mes tyre edhe dy fëmijë

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rixhevë-Klinë. Nga aksidenti raportohet se janë plagosur 9 persona. Në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Zëdhënësi në policinë e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” tha Rugova.


Shtuar 17.02.2025 22:30