Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e nesërme (e martë), moti do të jetë me reshje të dobëta shiu, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen nga -2 gradë celcius deri në 16 gradë celcius.


Shtuar 17.02.2025 17:50