Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka preferuar që të mos paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë, por përgjigjet për debatet dhe ngjarjet e fundit politike në vend ka preferuar që t’i japë virtualisht nga zyra e tij, në komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale.
Duke iu referuar deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, Rama theksoi se ata nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut, se “s’do marrin votat tona”.
Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Rama përsëriti se ishte Partia Socialiste, ajo forcë politike që i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta.
“E udhëhoqëm ne dhe e ne realizuam Reformën në Drejtësi”, theksoi Rama.