Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari, shkak shpejtësia e lartë

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, tej normave të lejuara


Shtuar 15.02.2025 17:31