Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij, Keisi janë kthyer në vëmendjen e publikut me postimet e tyre ditën e djeshme, pikërisht për Shën Valentin.
Keisi ka publikuar një foto ku shkruan “së shpejti”, duke i bërë tag edhe Stresit, i cili e ka ripostuar foton, duke shtuar më shumë kuriozitet mbi atë që po përgatitet mes tyre.
Edhe pse nuk ka një konfirmim të qartë, postimet e tyre kanë ndezur spekulime në rrjet. Ndjekësit janë të ndarë mes atyre që besojnë se bëhet fjalë thjesht për një klip të ri muzikor dhe atyre që shpresojnë në një ribashkim sentimental të dyshes.
Kujtojmë që Stresi dhe Keisi kanë pasur një histori dashurie me ulje-ngritje, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Pas martesës së tyre në vitin 2019, ata u ndanë, por gjithmonë kanë ruajtur një raport që herë pas here ka bërë bujë për shkak të afërsisë që kanë ruajtur.