Mbrëmjen e djeshme, në letrën e dashurisë për Shën Valentin, Egli zgjodhi që sërish t’ia shprehë ndjenjat Gjestit.
Para banorëve ajo lexoi letrën e cila preku të gjithë, por mesa duket bëri me faj Gjestin, i cili letrën e tij e shkroi për ish-in.
“Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.
Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.
Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.
Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.
Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”.