Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Erion Veliajt.
Rama: Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”.
Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija.
Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj.
Sot opinioni im është ky:
Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm.
Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.
U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim.
Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.
Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të.