Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 për qind të votave. Mbeten për t’u proceduar edhe 21 kuti votimi.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 40.83 për qind apo 339,350 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista Serbe, e afërt me Beogradin, renditet e pesta me 4.43 për qind ose 36 mijë e 784 vota.
Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 99.17 për qind të vendvotimeve.
Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.