DnV publikon rezultatet preliminare: VV 40.4%, PDK 21.7%, LDK 17.5 dhe AAK 7.2%

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e saj preliminare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Sipas saj, e para që i prin listës është Lëvizja Vetëvendosje, pastaj PDK, dhe e treta LDK.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato jashtë vendit.

Lëvizja Vetëvendosje mori 40.4 për qind

Partia Demokratike e Kosovës mori 21.7 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.5 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind

Koalcioni për familje mori 2.4 për qind

Lista Serbe mori 5.4 për qind


Shtuar 9.02.2025 22:07

Tags: ,