VIDEO / Derbi i çmendur mes Partizanit dhe Tiranës, 2 gola prodhojnë 2 pikë dhe 7 kartonë të kuq

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila ishte e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.

Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernest në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.

Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.

Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.

Goli i Partizanit:

Goli i Tiranës”


Shtuar 9.02.2025 16:12