Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj, bëni zërin tuaj të dëgjohet

Pasi ka votuar në një nga qendrat e Prishtinës, Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke u bërë thirrje të votojnë.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentarë në shtetin e pavarur të Kosovës. Inkurajoj qytetarët të votojnë. Ushtroni të drejtën demokratike që të bëni zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni lirinë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.


Shtuar 9.02.2025 10:10