Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 1 e 50 minuta, Maqedonia e Veriut është goditur nga tërmeti.

Tërmeti është regjistruar me Magnitudë lokale të Rihterit ML3.0 dhe intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike.

Epiqendra e tërmetit është nga rajoni i Dibrës, 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatoriumi sizmologjik në kuadër të Fakultetit Natyror- Matematikor në Shkup, njoftoi se tërmeti ishte ndjerë në Dibër dhe rrethinë.


Shtuar 4.02.2025 09:51