Asnjë viktimë dhe 6 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga tre mijë e 147 testime të bëra vetëm gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar gjashtë pacientë të shëruar ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë nga ky virus janë infektuar 155 mijë e 669 persona prej tyre janë shëruar 149 mijë e 950 persona ndërsa kanë humbur jetën pesë mijë e 484 persona./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 14:49