Banorët e shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Albania” janë ndarë në dy kampe që prej mbrëmjes së djeshme. Që pas incidentit të rëndë që Gjesti pësoi pasi Gerta i hodhi alkool në sy, banorët kanë zgjedhur të mbajnë anë duke u ndarë në grupe.
Në njërën anë të shpisë janë pozicionuar Gjesti, Egli, Rozana, Laerti, Livia, Tiri e Krisa ndërsa në anën tjetër qëndrojnë në mbështetje të Jozit dhe Loredanës pjesa tjetër e banorëve.
Tiri dhe Krisa tashmë dyshja e deklaruar dhe për banorët e shtëpisë, vendosën t’i demostrojnë çiftit të “sapokurorëzuar” Jozit dhe Loredanës sesi është një puthje e vërtetë dashurie. Në këtë moment në krah të tyre ishin e gjithë pjesa tjetër e grupit duke brohoritur.
Më pas Gjesti vendosi të tregojë sesi ngjante puthja e tyre duke e demostruar me Eglin. Edhe këtë herë, ata të dy nuk shëmben një puthje reale pasi Gjesti vendosi dorën përpara si dhe për ta bërë këtë një gjest sa më fallco, njësoj si puthja e Loredanës dhe Jozit, siç dhe Gjesti e ka përshkruar.
Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” u mbajt dasma tradicionale e çdo sezoni, teksa u vendos që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë në martesë Loredana dhe Gjesti.
Që në këtë moment filluan debatet pasi një tjetër opsion ishte Gjesti me Eglin. Më pas gjatë momentit të ceremonisë, Gerta i hodhi në sy Gjestit alkool, një veprim që ajo e përsëriti për të dytën herë. Gjesti u largua nga shtëpia për disa momente për të marrë shërbim mjekësor, ndërsa u rikthye më pas përsëri në lojë.
Që pas këtyre ngjarjeve shtëpia është kthyer në “arenë lufte” mes banorëve ndërsa televotimi është anulluar dhe në shtëpi ka mbërritur zarfi i zi.